Lewandowski ndërron mendje, mbetët në Bayern
Robert Lewandowksi do të qëndrojë në klubin e Bayernit edhe për një sezon.
Sulmuesi i Kombëtares së Polonisë duket se ka ndërruar mendje dhe do të mbetët pjesë e Bayern Munchen.
Sipas “Bild”, Lewa ka vendosur të qëndroj në “Allianz Arena” edhe pse u spekulua se do të largohet.
29-vjeçari ka kontratë me gjigantin gjerman deri në qershor të vitit 2021.
Të interesuar për polakun ishin shumë klube, përfshi; Chelsean, Real Madridin dhe Manchester Cityn./IndeksOnline/