10:16 / E Martë, 16 Mars 2021 / OSH

Lia Stublla e veshë prezantuesen e famshme italiane, gruan e Tottit

Lia Stublla tashmë nuk është emër i njohur vetëm në industrinë e modës kosovare. Kreatorja kosovare vazhdon të ketë suksese ndërkombëtare.

Lia së fundi i ka bërë fustanin prezantueses së famshme italiane, Ilary Blasi.

Moderatorja e njohur është gruaja e ish-yllit të futbollit italian, Francesco Tottit.

Fustani magjepsës që u prezantua në profilin e Lia Stubllës, tashmë ishte në trupin e Ilaryt në një nga emisionet më të njohura, në Itali.

Lia ka arritur që të depërtojë me sukses edhe në showbizin ndërkombëtar duke krijuar veshje për emra të njohur, një nga ta edhe gruaja e Cristiano Ronaldos, Georgina./Indeksonline/