21:52 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Libri “Ngritja e Historisë”: Kallëzime tronditëse për maltretimet për dhomat e tmerrit të UDB-së jugosllave

Në prag të 40 vjetorit të Pranverës Studentore doli nga shtypi libri “Ngritja e Historisë” me autor Januz Januzaj. Në këtë libër do të gjeni rrëfime autentike, demonstratat e studentëve 1981, kallëzime tronditëse për maltretimet për dhomat e tmerrit të UDB-së jugosllave, kujtime prekëse në burgjet serbe, vuajtje të familjarëve, të vërteta për heshtjen e intelektualëve shqiptarë dhe reagimet e Shqipërisë.

Politikanët  shqiptar, shërbëtor të pushtetit, prej Fadil Hoxhës deri tek Azem Vllasi. Për ndjekjen dhe burgosjen e shqiptarëve prej Adem Demaçit e deri tek Afrim Zhitia e për shumë ngjarje të tjera, që në një anë e kanë ndërtuar historinë kombëtare e në anën tjetër e kanë goditur qenien e ekzistencës tonë.