75 Mall Live Search
14:28 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Liderët mblidhen sërish në Kuvend, shkak dialogu me Serbinë

Liderët e vendit kanë filluar të mblidhen sot për të dytën herë në Kuvendin e Kosovës.

Arsyeja e takimit është dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që po mbahet në Bruksel.

Në takimin e mëngjesit prezent ishin presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi./Indeksonline/