23:01 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Liderët më të fuqishëm të Ballkanit dhe të Evropës në minutat e fundit të ndeshjes Kroaci-Angli (Video)

Thuajse të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe liderët e Bashkimit Evropian sonte kanë shikuar bashkë ndeshjen futbollistike në mes Kroacisë dhe Anglisë në Londër.

E para e Gjermanisë, Angela Merkel, e para e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, ai i Turqisë, Receep Tayyip Erdogan e kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë vetëm disa prej atyre që ndoqën minutat e fundit të ndeshjes me shumë emocione, transmeton Indeksonline.

Sigurisht se më me emocion këtë e ndjeki Theresa May, pasi në ndeshje po luante Anglia, kombëtare kjo e cila u mund nga Kroacia me rezultat 2:1./Indeksonline/