19:00 / E Diele, 19 Maj 2024 / AR

Lidhja po bëhet serioze, Patrisi publikon foto me Anën e Robertin

Këngëtari kosovar Robert Berisha pas daljes nga “Ferma Vip” po qëndron pranë të dashurës aktuale Ana Skrel.

Duket se dashuria e tyre po shkon në tjetër shkallë, duke e njoftuar edhe me vëllain, Patrisin.

Të tre kanë dalë të buzëqeshur ku duket se ndihen mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kujtojmë që ditë më parë Roberti në një intervistë deklaroi se është rehatuar.

“Pse të mos bëj dasmë. Dasmën e dytë do ta bëj ndryshe. Do ta bëj jashtë, në një ambient të hapur. Më të vogël”, kishte deklaruar këngëtari./Indeksonline/