10:14 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Liga e Kampionëve rikthehet me dy ndeshje interesante

Sonte në mbrëmje nga ora 21:00 do të zhvillohen ndeshjet kthyese të 1/8-es së finales në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi do të luaj kundër Ajaxit në Santiago Bernabeu. Ndeshjen e paër e kishte fituar ekipi madrilen 2-1 në Holandë.

Ndërsa ndeshja tjetër është mes Dortmundit dhe Tottenhamit.

Londinezët tashmë janë me një këmbë në çerekfinale pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë në Ëembley. /Indeksonline/