18:28 / E Martë, 18 Shtator 2018

Liga italiane shtyhet deri në nëntor

Telashet në nivelin e dytë të futbollit italian nuk kanë të ndalur.

Edhe pse janë zhvilluar tri ndeshjet e para të Serie B, liga do të ndërpritet të paktën deri më 9 nëntor, shkruan indeksonline.

Kjo shtyrje do të bëhet për shkak të protestës së skuadrave si Siena, Novara, Ternana dhe Pro Vercelli.

Pas problemeve financiare të Bari, Avenillo dhe Cesena, Serie B mbeti me 19 skuadra nga 22 sa janë normalisht.

Skuadrat e falimentuara nuk u zëvendësuan me tjera dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi te skuadrat e Serie C që kanë apeluar vendimin në gjykatë.

Për këtë arsye gjykata ka vendosur të pezulloj ligën deri në një vendim zyrtar duke vendosur përfundimisht nëse Serie B do të vazhdoj me 19 skuadra apo do të plotësohet edhe me 3 tjera. /IndeksOnline/

Temat: