23:31 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / MSH

Lija e majmunëve shfaqet në Kroaci

Rasti i parë i lisë së majmunit është konfirmuar sonte në Kroaci.

Dyshimi për sëmundjen është konfirmuar gjatë mbrëmjes me PCR, sipas HRT.

Bëhet fjalë për një burrë që ka jetuar në Itali dhe Spanjë.

Ai ka një formë më të lehtë të lisë së majmunit dhe ndodhet në izolim në shtëpi.

Lia e majmunëve është një sëmundje virale që po përhapet me shpejtësi në Evropë.

Më shumë se 2500 raste janë raportuar në 35 vende jashtë Afrikës, ku sëmundja është endemike.