12:33 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lil Wayne publikon albumin e shumë pritur

Reperi i njohur Lil Wayne të enjten mbrëma ka publikuar albumin “The Carter V” , transmeton Indeksonline.

Nga viti 2012 është paralajmëruar ky album por më në fund u publikua.  “The Carter V” përmban 23 këngë.

Në album gjendet edhe bashkëpunimi me reperin e ndjerë XXXTentacion. Përveç këtij bashkëpunimi, Lil Wayne ka bashkëpunuar edhe me emra tjerë të njohur si Kendrick Lamara, Travis Scott, Snoop Dogg, Nicki Minaj etj.

Dita e enjte ishte speciale për reperin pasi që ai kishte edhe ditëlindjen. Albumin mund ta dëgjoni në të gjitha platformat muzike përveç në Youtube./Indeksonline/

Temat: