Prapaskenat e nxehta të klipit të Nicki Minaj dhe Lil Wayne
Para tre ditësh reperja e famshme botërore Nicki Minaj lansoi projektin e ri muzikor që e solli në bashkëpunim me Lil Wayne.
Kënga mbanë titullin ‘Good Form’, që u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat e artistëve.
Është Nicki ajo që përmes disa imazheve të fundit të postuara në llogarinë Instagram, sjellë prapaskenat e videoklipit, teksa shfaqet në një veshje tejet eksplicite duke nxjerrë hiret bombastike trupore.
Kujtojmë që ky s’është bashkëpunimi i tyre i vetëm, ata tashmë numërojnë disa të tilla dhe mjaftë të suksesshme./Indeksonline/