12:15 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Limaj: Dialogu ku fol një njëri për Kosovën, ka marrë fund

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj u ka bërë apel gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bashkohen për të gjetur formulën e fazës së fundit të dialogut.

Ai me këtë rast ka bërë thirrje që ta ndajnë dialogun e deri tanishëm me atë që do të zhvillohet në fazën finale, duke shtuar se atëherë ka folur vetëm një njeri në emër të Kosovës, ndërsa tash është koha kur duhet të flasin të gjithë.

Këtë thirrje ai e ka bërë gjatë seancës plenare ku po diskutohet për dialogun, transmeton Indeksonline.

Ky është fjalimi i tij:

Ju ftojë që ta bëjmë një ndarje të dialogut të deri tanishëm dhe asaj që do të fillojë.

Ne sot duhet të dakordohemi dhe të flasim për një një dialog që do të përfshijë fazën finale ku pritet të ketë një njohje reciproke, pra ne po flasim për një dialog final dhe që ende nuk ka filluar.

Dialogu që është zhvilluar deri më tani ka marrë fund, nuk është arritur asnjë rezultat. Edhe komuniteti ndërkombëtarë, e të gjithë janë të vetëdijshëm se ajo që është bërë deri më tash ka qenë dialog që nuk ka arritur kurrfarë rezultate.

Prandaj është e nevojshme ulja për fillimin e një dialogu të ri që duhet të respektohet nga të dyja palët.

Unë kështu e kuptoj dhe kështu është.

Jemi në kohë që të gjithë të ulemi dhe të bashkohemi si grupe politike për të ndërtuar një konsensus  sa më të gjerë, për të qenë sa më të përgatitur.

Ajo fazë e dialogut deri më tani,besoj se nëse e marrim dhe shohim si kontinjuitet do të na humbim kohë.

Ftesa ime është që ne kemi kohën e mjaftueshme që të ulemi dhe të përgatitemi.

Dikush ka nxjerr edhe dokumente përkatëse, të ulemi dhe të harmonizojmë një qëndrim të përbashkët e cila do të rezultojë, ose përfshinë një konsensus sa më të gjerë të politikës së Kosovës dhe të jemi të  përgatitur për fazën finale.

S’ka dilemë se i deritanishmi ka qenë i pa rezultat sepse kemi qenë të papërgatitur.

Atëherë, koha është që të ulemi seriozisht të përgatitemi për atë që po na vjen.

Kemi qasje të ndryshe për temat që duhet të diskutojmë, por të gjithë jemi dakord që kjo çështje duhet të përfundojë.

Unë po them se dialog i kaluar ka marrë fund. Dialogu ku fol një njeri ka marrë fund. Një njeri nuk mund të flas për Kosovën. Ejani ta bëjmë ekipin mes forcave politike që janë në parlament.

Të ndertohet komunikimi mes elitës politike, të hiqet jotranspraenca që ka qenë në të kaluarën dhe ajo në ekip, gjithashtu të jemi të kujdesshëm në përfshirjen e shumë ekspertëve në këtë fushe dhe të mos bëjmë gabime që kemi bërë në të kaluarën.

Një marrëveshje e mirë është e dobishme për vendin, një e keqe do të na përcjell tërë jetën bashkë.

Qëndrimi si vëzhgues nuk i takon parlamentit të Kosovës, ne mund të qëndrojmë vëzhgues, por gabimet që bëhen për vendin dhe janë për të gjithë ne.

Prandaj kemi një moment të rëndësishëm kohor që ta shfrytëzojmë maksimalisht dhe ta gjejmë formulën e përfaqësimit dhe të jemi të gatshëm për të dhënë kontributin tonë. Jam i bindur se nga ky proces vendi do të dalë shumë më mirë sesa që ka dalë në të kaluarën.

Ejani të bëhemi bashkë dhe opsionet e formulave janë krejt të hapura.

Le të na shërben ky inicim, që ne forcat politike të ulemi dhe të ndërtojmë një dokument dhe të gjejmë formulën e duhur për dialog.

Ky është apeli im, dhe besoj të gjithë ne jemi  në krye të seriozitetit. Nëse ne e kthejmë parlamentin në garë atëherë e dimë se po i kontribuojmë dëmit në vendin tonë dhe të humbin rastin të përmbyllim çështjen me Serbinë./Indeksonline/