18:10 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Limaj flet pas takimit të Delegacionit Shtetëror, platforma shpejt në Kuvend

Ekipi negociator sot pasdite ka mbajtur një takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës për harmonizimin dhe finalizimin e platformës për dialogun me Serbinë. Bashkëkryesuesi i ekipit, Fatmir Limaj, tha pas takimit se janë duke punuar për finalizimin e platformës dhe beson se në tri ditët e ardhshme do ta përmbyllin dhe deri në fund të javës t’i prezantohet Kuvendit të Kosovës në një seancë për diskutim.

“Sot kemi biseduar disa detaje të platformës” u shprehë ai.

Limaj theksoi se ekipi negociatorë do të ketë mblidhen edhe nesër gjatë tërë ditës.

Tutje ai tha se po shpreson qe nesër ose pasnesër të përfundoi puna për platformë dhe t’i drejtohet dokumenti kuvendit.

“A do të arrijmë ta përmbyllim nesër krejt? Nuk mund të ju them sonte” u shprehë Limaj i cili po shpreson që deri në fund të javës dokumenti do t’i drejtohet parlamentit.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot më herët ka folur rreth platformës së dialogut, për të cilën tha se ajo gjatë ditëve në vijim do t’i dorëzohet parlamentit./Indeksonline/