09:58 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Limaj për vdekjen e Bushit: Bota humbi një burrështetas me vlera të mëdha, shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan për humbjen e ish presidentit George H.W Bush.

Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se qytetarët e Kosovës bashkë ndjejnë me popullin amerikan për këtë humbje.Limaj ka thënë se bota ka humbur një burrështetas me vlera të mëdha, dhe se shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush.

Statusi i Limajt:

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit amerikan, George H.W Bush. Qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me popullin amerikan për vdekjen e presidentit Bush. Bota nga sot humbi një burrështetas me vlera të mëdha. Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush dhe do t’i jenë përherë mirënjohes për ndihmën dhënë Kosovës në etapa të ndryshme.
Ngushëllime popullit amerikan dhe familjes së presidentit Bush!
FL