10:15 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / k.v

Limaj vdekja e regjisorit Bekim Lumi humbje e madhe për shtetin e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen e regjisorit, Bekim Lumi, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së hënës.

Limaj ka thënë se ky lajm e ka pikëlluar atë.

Sipas Limajt, vdekja e hershme e regjisorit është humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe bashkëpunëtoret e tij, por është humbje e madhe edhe për artin Universitetin e Prishtinës dhe shtetin në përgjithësi.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lumi, studentëve të gjithë atyre që e kanë njohur Bekim Lumin.

U prehsh në paqe, Bekim”, thuhet ndër të tjera në ngushëllimin e Limajt.

Temat: