09:25 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lipjan: U arratis nga burgu javën e kaluar, arrestohet prapë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili javën e kaluar kishte ikur nga burgu i Lipjanit.

“Raportohet se me datën 22.02.2018 23:50 është arrestuar i arratisuri mashkull K-Shqiptar i cili ishte arratisur me datën 16.02.2018 nga Qendra Korrektese në Lipjanit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në burgun e Lipjanit”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/

 

Temat: