22:59 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Liqeni më vdekjeprurës në botë, në vetëm pak minuta mbyti afër 2000 njerëz dhe 3,500 kafshë (Video )

Ishte hera e parë që fenomeni natyror shkaktoi mbytje kaq shumë të njerëzve dhe kafshëve.

Katastrofa që ndodhi më 21 gusht 1986 rreth liqenit vullkanik të Nios në Kamerun, vrau 1,746 njerëz dhe më shumë se 3,500 kafshë në vetëm disa minuta.

Për këtë liqen 400-vjeçar, mitet dhe legjendat kanë qarkulluar për dekada, të cilat janë konfirmuar gjatë kësaj fatkeqësie natyrore, transmeton Indeksonline.

Fermerët të cilët jetojnë në afërsi të liqenit NIOS mes të natës ata dëgjuan bubullima, ku më pas liqeni ka nxjerrë qindra mijëra dioksid karboni (CO2) dhe formoi një re të madhe.

Vlerësohet se afërisht 1.6 milion ton dyoksid karboni u hodhën në atmosferë.

Retë u zgjeruan me një shpejtësi prej qindra kilometrash në orë, dhe banorët e zonës u gjetën të vdekur me fytyra të përgjakura. Shumica e tyre vdiqën në gjumë, dhe ata që shkuan për të parë se nga vijnë zhurma, ranë në rrugë dhe rreth shtëpive të tyre. Shtrirja e tragjedisë shpjegohet mjaftueshëm nga fakti se vetëm dy njerëz mbijetuan nga dy fshatrat më të afërta.

“Mbajta veten pa ndjenja, nuk mund ta hapja gojën sepse ndjeva diçka të tmerrshme. Kam dëgjuar vajzën time të bërtasë jashtëzakonisht kur u afrova shtratin e saj u rrëzova. Doja të thosha diçka, por nuk munda. Vajza ime tashmë ishte e vdekur, ishte ky Jozef Norkin i cili përshkroi atë që kishte ndodhur atij atë natë.

Ishte hera e parë që dukuria natyrore ka shkaktuar mbytjen e kaq shumë njerëzve dhe kafshëve. Retë u zhdukën pas dy ditësh dhe të mbijetuarit u zgjuan pas gati 36 orë pa ndjenja.

Për të parandaluar përsëritjen e një katastrofe të tillë, tubat që nxjerrin dioksid karboni nga fundi i saj janë ndërtuar në liqen. Gjashtë vjet më parë, kishte frikë se tubat ekzistues nuk kishin nxjerrë gaz të mjaftueshëm nga thellësia e liqenit, kështu që dy të tjerë ishin instaluar aty.

Rreziku i një fatkeqësie natyrore ekziston akoma sepse muri natyror i liqenit më vdekjeprurës në botë po dobësohet vazhdimisht. /Indeksonline/