Liria bën top transferin e afatit, me ish futbollistin e Beshiktashit
Liria e Prizrenit e ka bërë transferin më të madh të afatit kalimtar. Ish futbollisti i skuadrës së dytë të Beshiktashit, Blendi Memaj është bashkuar me skuadrën kosovare.
Memaj ka qenë edhe më parë pjesë e Lirisë ndërsa luajti edhe te Rabotniqki i Maqedonisë.
23 vjeçari llogaritet si mesfushor me aftësi të mëdha./Indeksonline/