17:04 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Liria fiton në Gjilan, Trepç’89 dhe Flamurtari ndahen në paqe

Liria ka mposhtur Gjilanin me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Fatih Karahoda në minutën e fundit të pjesës së parë, shkruan indeksonline.

Në ndeshjen tjetër Trepça ’89 dhe Flamurtari kanë barazuar me rezultat 2-2.

Skuadra nga Prishtina ishte në epërsi në dy raste por mitrovicasit arritën të barazojnë në të dy rastet.

Golat për Flamurtarin i shënuan Shillova në minutën e 19-të dhe Maliqi në minutën e 27-të.

Ndërsa për Trepça ’89 të dy golat i realizoi Martin Mircevski. /IndeksOnline/

 

Temat: