16:05 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Liria në luftë për titull, Feronikeli ia “fal” një pikë Vllaznisë

Skuadra e Lirisë me fitoren e fundit është futur në garë për titullin kampion.

Ekipi nga Prizreni mposhti 2 me 1 Flamurtarin, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Magani (Liria), Elvis Kaja (Liria) dhe Valdo Zeqaj (Flamurtari).

Me këtë fitore Liria mbetët në pozitën e tretë me 41 pikë, tri më pak se lideri Drita.

Në anën tjetër vendi i fundit, Vllaznia ka fituar një pikë kundër Feronikelit, kjo e fundit mbetët në pozitën e 4’t me 38 pikë, kurse Vllanzia në të fundit me 13 pikë./IndeksOnline/