11:07 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / Blerim

Liridon Krasniqi debuton me Malajzinë, gati sa nuk u ‘kap’ me gjyqtarin

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi ka debutuar me humbje në Kombëtaren e Malajzisë.

Malajzia luajti miqësore para tri ndeshjeve të rëndësishme për para-kualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, shkruan IndeksOnline

Në humbjen 2 me 0 kundër Bahrain, debutoi ish-reprezentuesi i ‘Dardanëve’ – Liridon Krasniqi.

Ai bëri një paraqitje mesatare dhe ishte afër të kapej me gjyqtarin e ndeshjes – kur ky i fundit akordoi penallti për Bahrainin.

Shikone momentin kur Krasniqi bëhet nervoz me gjyqtarin e ndeshjes dhe me bashkëlojtarët e tij: