75 Mall Live Search
11:16 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Leci ironizon rëndë me Prishtinën pas fitores historike mbrëmë

Ish-mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci ka ironizuar rëndë me ish-skuadrën e tij pas ndeshjes së djeshme.

Drita është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll për herë të parë në histori të klubit gjilanas, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja mbrëmë është zhvilluar në stadiumin e rinovuar, ”Fadil Vokrri”, ndërsa Leci ka ironizuar rëndë në lidhje me këtë.

Përmes rrjetit social Facebook, Leci tha se edhe nëse ndeshja do të luhej në Çeçeni, epilogu final i ndeshjes do të ishte i njejtë.

”Nëse doni edhe në Çeçeni luajmë, edhe prapë njejtë e keni”, shkroi Leci./IndeksOnline/