21:24 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lirohet aktivisti i Vetëvendosjes, Frashër Oseku

Frashër Oseku, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish ushtar i UÇK-së , i arrestuar mesditën sotme, sapo është liruar.

Lajmin e ka bërë të ditur vet vëllai i Frashërit, Shqiptar Oseku.

Ai ka thënë se është endur disa orë në qendra të ndryshme të Policisë derisa e ka lokalizuar atë në stacionin e Policisë në Lagjen e Muhaxherëve.

Njoftimi i plotë:

Frasherin sa e lokalizova rastesisht, ne ora 19: 00, te Njësia për hetime rajonale, ne lagjen e Muhaxhireve. Ndodhem jashtë objektit, ku ai sa u lirua.

Dua te perseris se Frasherin e gjeta rastesisht, pas nje pervoje kafkiane neper stacione e qendra policore, ku askush nuk dinte – ose nuk donte – te rrefeje pse eshte ndaluar, e ku ndodhet im vella. Biles me thonin se une duhet ta di, e t’ua tregoj atyre, arsyen e ndalimit.

Rastesia deshi qe t’ia degjoja zerin vellait neper dritare te hapura. Dhe kjo ndersa rojet kujdestare perjashta ne oborr po me bindnin se ai nuk ndodhej aty.

Supozoj se rojet kujdestare po zbatonin urdher. Une u lashe hurma e ice tea per iftar. M’u dhimbsen pse po agjeronin ne vape, pa vene re se po çnjerezoheshin nderkohe nga nje pushtet qè çnjerezon.