17:22 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Policia konfirmon se Frashër Oseku ishte në listën e ndalesave

Policia e Kosovës ka dhënë konfirmimin për portalin “Indeksonline”, në lidhje me arrestimin e aktivistit të Vetëvendosjes, Frashër Oseku.

Sipas tyre Oseku është arrestuar sot në pikën e kalimit kufitar, Hani i Elezit, pasi ka qenë në listën e ndalesave.

“Me date 08.06.2018 ne ora 15:03  ne Pikën e Kalimit Kufitar-Hani i Elezit, është ndaluar një mashkull me iniciale: F.O. d.l  18.12.1975, pasi i njëjti ka qenë në listën e ndalesave” ka thënë më tej Bajrami Krasniqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Frashër Oseku jeton në shtetin e Suedisë, kurse i njohur në publik u bë me përdhosjen që i  ka bërë flamurit të Kosovë duke e hedhur në guacën e tualetit./Indeksonline./