12:13 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Lirohet ish-presidenti i Barcelonës

Policia e Katalonisë bastisi dje zyrat e klubit të Barcelonës në lidhje me skandalin “Barca Gate”.

Si pasojë e këtij skandali, u arrestua ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave në Spanjë, Bartomeu është liruar nga policia.

Kujtojmë se ish-presidenti i Barçës, dyshohet se kishte kontraktuar në mënyrë ilegale një kompani të mediave sociale për të bërë lajme “Fake news” dhe për të dëmtuar në publik futbollistët e Barcelonës./IndeksOnline/