10:09 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lista Serbe deklarohet për Projektligjet e FSK-së

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq është deklaruar lidhur me çështjen e FSK-së dhe shndërrimit të saj në Ushtri të Kosovës.

Sipas tij në debatin  e sotëm mbi transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës në Kuvendin e  Kosovës, është e rëndësishme që të dëgjohen pikëpamjet politike të përfaqësuesve serbë në Kosovë dhe të parashtrohet pyetja se si është e mundur që diçka që është në dëm të interesit të komuniteteve jo-shumicë, të vendoset si çështje kushtetuese, transmeton Indeksonline.

Jevtiq ka thënë poashtu se kjo iniciativë dëmton të ardhmen e dialogut dhe vë në dukje se mundësitë ligjore të përfaqësuesve serb nuk janë të mëdha në kuptimin që ajo mund të pengojë procesin e miratimit të ligjit.

Ndryshe pika e 11-të e rendit të ditës në Parlamentin e Kosovës sot është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës./Indeksonline/