18:22 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Lista Srpska “happy”, falënderon ndërkombëtarët që iu ndihmuan për këtë çështje!

Lista Srpska ndihet krenare me angazhimin e saj lidhur me miratimin në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për Tatimin në Pronë të Paluajtshme e cila që nga sot ka hyrë në fuqi.

Kjo parti, e cila po kushtëzon vazhdimisht Kosovën për tema të ndjeshme, ka falënderuar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare për mbështetje rreth kësaj çështje, transmeton Indeksonline

“Pronat e personave të cilëve iu është uzurpuar pasuria duhet që të kërkojnë bashkëpunim me Agjencinë Kosovare përkatëse. Pra, për krahasim dhe verifikim të aseteve, të gjykatave ose ndonjë organi tjetër të autorizuar për të shqyrtuar rastet e pronës së uzurpuar në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, para një viti, Parlamenti i Republikës kishte aprovuar në lexim të parë Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

48 vota pro  11 abstenime dhe 1 votë kundër kishte bërë që Kuvendi t’i jap dritën jeshile në parim për këtë çështje.  /Indeksonline/