19:28 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

LIVE: Ceremonia e FIFA-s, ”The Best” minut pas minuti

Pas pak pritet të fillojë ceremonia e shumë pritur e FIFA-s, ku do të zgjedhën më të mirët e vitit.

Ceremonia do të fillojë nga ora, 19:30 dhe do të mbahet në Royal Festival Hall në Londër.

Çmimet që do të jepen në këtë ceremoni janë:

Futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA
Futbollistja më e mirë e vitit nga FIFA
Trajneri më i mirë i vitit nga FIFA
Trajnerja më e mirë e vitit nga FIFA
Portieri më i mirë i vitit nga FIFA
Çmimi për ”Fair Play” nga FIFA
Goli më i mirë i vitit, ”Puskas”
Tifozi më i mirë i vitit nga FIFA
11-shja më e mirë e vitit nga FIFA.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për këtë ceremoni nga FIFA.

_________________________________________________________

22-00 – Çmimin e më të mirit nga vitit nga UEFA e fitoi Luka Modric pas një sezoni impresiv me Real Madridin dhe Kroacinë.

FIFA, sonte, ka vendosur që këtë çmim ta ndajë për Luka Modric.

21:53 – Futbollistja më e mirë e vitit nga FIFA është Marta, futbolliste braziliane.

21:42 – Ky është formacioni më i mirë i vitit nga FIFA:

21:37 – Lennart Thy, fitues i çmimit, ”Fair Play”.

21:30 – FIFA ka zgjedhur tifozët e Perusë për çmimin, ”Tifozët e Vitit”.

21:09 – FIFA ka zgjedhur edhe trajnerin më të mirë të vitit në kategorinë e femrave.

Dhe ai është trajneri i femrave të Lyonit, Reynald Pedros.

21:05 – FIFA zgjedhë Thibaut Courtois si portierin më të mirë të vitit.

Portieri i Real Madridit drejtoi Belgjikën deri në gjysmëfinalen e Botërorit me pritjet e tij impresive.

21:01 – Trajneri më i mirë i vitit nga FIFA është zgjedhur Didier Deschamps para Zinedine Zidane.

Kjo vjen pas triumfit me Francën në Kampionatin Botëror në Rusi.

20:57 – Goli më i mirë i vitit i takon Mo Salah për golin në derbi ndaj Evertonit.

20:35 – ”James Bondi i ri” në ceremoninë e sontme

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante duket mjaft modest në gala mbrëmjen e sontme në Londër.

20:27 – Kampionët e Botës në ”The Best”

A do të ketë edhe më shumë festë për Didier Deschamps dhe Kylian Mbappe sonte?

20:25 – Mo Salah arrinë në ceremoni

Ai është njëri prej tre kandidatëve për çmimin kryesor dhe Salah dha mendimin e tij para ceremonisë.

”Unë gjithnjë dua të jem më i mirë. Goli im favorit nga sezoni i kaluar ishte ndaj Evertonit, por të gjithë prej tyre ishin të rëndësishëm”.

20:15 – Sfida e Seedorf me Kamerunin

Legjenda e futbollit dhe trajneri i Kamerunit, Clarence Seedorf ka arritur në Tepihun e Gjelbërt dhe ka folur për sfidat që e presin skuadrën e tij.

‘Ne kemi Kupën e Kombeve të Afrikës vitin e ardhshëm dhe jemi nikoqir. Ne duhet të punojmë shumë në organizim dhe shpresojmë se mund të arrijmë diçka”.

 

View this post on Instagram

 

Ready and set for the FIFA Football Awards, let’s see who the winners will be. #TheBest #FIFAFootballAwards

A post shared by Clarence Seedorf (@clarenceseedorf) on

20:10 – Si babai, si i biri

Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel është i nominuar për çmimin, ”portieri më i mirë i vitit” nga FIFA dhe në tepihun e gjelbërt është paraqitur me babain e tij, portierin legjendar, Peter Schmeichel, i cili tha:

”Është një moment i mrekullueshëm për mua dhe për familjen tonë. Jam aq krenar për të. Është diçka që ai e meriton”.

20:02 – Ballack bën zgjedhjen e tij

Ish-mesfushori i Gjermanisë dhe Chelseat, Michael Ballack bëri parashikimin e tij për më të mirin e vitit nga FIFA:

”Është gjithnjë e vështirë të vendoset. E kam parë zhvillimin e Modric ndër vite, pra nuk do të ishte befasi nëse ai e fiton çmimin”.

19:55 – Të veshur për të mahnitur

I nominuar për 11-shen më të mirë të vitit nga FIFA, mbrojtësi i Spanjës dhe Real Madridit, Sergio Ramos dhe gruaja e tij, Pilar Rubio arritën në tepihun e gjelbërt me veshje mahnitëse.

19:53 – Hazard për Kupën e Botës, ”Rusia 2018”

Fantazisti i Belgjikës, Eden Hazard ka arritur në tepihun e gjelbërt, i veshur në të kuqe dhe ka diçka për të thënë për kampanjën e Belgjikës në Botëror.

”T’i shihnim të gjithë të buzëqeshur pas ardhjes në Belgjikë ishte speciale. Ta mbarojmë Botërorin në vendin e tretë ishte diçka e mrekullueshme”.

”Natyrisht ne donim të fitonim, por do ta bëjmë këtë pas katër vitesh (qesh)”.

19:41 – Drogba rikthehet në Londër

Legjenda e Chelseat, Didier Drogba rikthehet në Londër, ku ai bëri emër si njëri prej më të mirëve në futboll.

”Është e mrekullueshme të rikthehem këtu. Sonte, ne jemi së bashku për të festuar për futbollin. Ku ka vend më të mirë për të festuar se sa në Londër?”.

19:35 – Legjendat e futbollit në kategorinë e femrave gjatë rrugës.

Njëra prej futbollisteve më të mira, Kelly Smith gjatë rrugës drejt ”Royal Festival Hall” për një natë festive.

19:32 – Koha për pak vështrim!

Legjenda e futbollit, Marcel Desailly e shijoi paksa Londrën para ceremonisë duke kujtuar kohën e tij te Chelsea.

 

View this post on Instagram

 

#trafalgarsquare just a moment of #lifestyle #london #england?? #lifeisgreat♥ #TheBest

A post shared by Marcel Desailly (@marceldesaillyofficial) on

19:25 – Dempsey për pensionimin

Sulmuesi amerikan është mysafir sonteb dhe së fundmi ai njoftoi pensionimin e tij nga futbolli, por ai thotë se ende është i zënë.

”Unë kam katër fëmijë, pra jam gjithnjë i zënë. Mezi presim për sezonin e ri në Amerikë!”.

19:11 – Yjet fillojnë të arrijnë

Trajnerët, lojtarët dhe legjendat kanë filluar të arrijnë në tepihun e gjelbërt në Londër para gala mbrëmjes së FIFA-s që mbahet në ”Royal Festival Hall”.

18:42 – Arrinë Modric.

Mesfushori kroat është në listën e ngushtë për ta fituar çmimin, ”The Best”. Mbetet të shihet nëse ai është fituesi.

Temat: