18:08 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj falendëron Markoviqin për vizitën, e quan historike (Video)

Kryeminsitri  i Kosovës, Ramush haradinaj në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq ka folur për marrëdhëniet mes dy shteteve.

Ai ka thënë se Kosova është e nderuar që pret kryeministrin malazez për vizitë.

“Sot populli i Kosovës kemi nderin të presim për herë të parë kryeministrin malazez,  vizitë kjo historike. Vizitë kjo që dëshmon se populli i Malit të Zi dhe Kosovës janë jo  vetëm fqinjë por që e duan njëri tjetrin dhe dëshirojnë të rrugëtojnë bashkë në perspektiven evropiane. Këto marrëdhënie të mira që i konfirmon kjo vizitë dhe gjitha zhvillimet, do të jenë shembull i mirë për gjithë neve në regjion. Është nder për popullin tonë që ju kemi këtu, ju shpreh përkushtimin tonë për integrimet atlantike”, ka thënë Haradinaj. /Indeksonline/