13:51 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Përfundojnë homazhet për Vokrrin, pas pak mbledhja komemorative (Video)

Pas dy orësh, kanë përfunduar homazhet në nderim të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Për ta nderuar atë në hollin e Kuvendit të Kosovës u panë kryeministri, kryeparlamentari, kryetarët e partive, deputetë, sportistë, artistë e miq dhe familjarë, raporton Indeksonline.

Pas përfundimit të homazheve, në sallën e seancave plenare do të mbahet një mbledhje komemorative  për Vokrrin, varrimi i të cilit do të bëhet në ora 17:00. /Indeksonline/