20:28 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / OSH

Liverpool dhe Chelsea ndajnë pikët

Liverpool dhe Chelsea janë ndarë në ‘paqe’ duke barazuar me rezultat 1-1 në Anfield.

Chelsea kaloi në epërsi e para përmes gjermanit Kai Haverz pas një harkimi të James nga korneri. E ky i fundit ishte figura tragjike në fundin e pjesës së parë ku shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq pasi largoi topin me dorë nga vija fatale, penallti që u shndërrua në gol nga Salah.

Në pjesën e dytë Liverpool ishtë skuadër shumë më kërkuese pasi ishtë në shtëpinë e tyre dhe duke e patur parasysh epërsinë numerike në fushë, por megjithatë blutë edhe pse me 10 lojtarë arritën të ruajnë rezultatin dhe të marrin një pikë në Anfield.