13:52 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Liverpool i interesuar për mesfushorin e Chelsea

Mason Mount mund të vendosë për një kalim sensacional në Liverpool, me Reds që mendohet të jenë të interesuar për shërbimet e tij pasi bisedimet e pasuksesshme të kontratës me Chelsean vazhdojnë deri më tani.

Skuadrës së Jurgen Klopp i është bashkuar Juventusi i Max Allegrit që dëshiron yllin anglez në ekip.

23-vjeçari ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Stamford Bridge, dhe megjithëse diskutimet kanë vazhduar që nga vera, ato janë lënë në pritje që Mount të fokusohet në Kupën e Botës.

Chelsea po mundohet të zgjatë marrëveshjen e Mount me klubin, dhe ai madje shihet si një kapiten i ardhshëm në Londrën perëndimore./IndeksOnline/