22:05 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / OSH

Liverpool interesohet për Felix

Skuadra e Liverpool ka shprehur interesim për sulmuesin e Atletico Madrid, Joao Felix, transmeton Indeksonline.

The Reds janë gati të ofrojnë 68 milionë funta për portugezin, i cili është paraqitur vetëm në tri ndeshje për kampionët e La Ligas këtë edicion.

Atletico e transferoi sulmuesin nga Benfica për 113 milionë euro vetëm dy vite më herët por tani janë të gatshëm të pranojnë oferta.

Felix mund të luajë në disa pozita të sulmit dhe Jurgen Klopp e sheh si mundësi të mirë për skuadrën e tij.

Liverpool, poashtu po punojnë për të zgjatur kontratën me sulmuesin Mohamed Salah.