20:27 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Liverpool mposht edhe Brightonin, Alisson mban portën e paprekur

Ka mjaftuar një gol i Muhamed Salah në pjesën e parë, që Liverpooli të mposhtë Brightonin dhe të marrë një tjetër 3-pikësh, duke shkuar në krye të renditjes, me 9 pikë të plota në këto javë të para të Premier Leagues.

Skuadra e Klopp dominoi totalisht sfidën, por portieri i miqve dhe fati nuk ishte në anën e tyre, që u mjaftuan në fund me vetëm golin e egjiptianit.

Gjithsesi, nëse ka një arsye që Klopp të jetë i lumtur, është pikërisht cinizmi i skuadrës së tij në fushë, që tashmë ka mësuar të fitojë edhe me një gol gjithsej, ndërsa në tre javët e para nuk ka pësuar asnjë gol dhe ka shënuar 7. /IndeksOnline/

Temat: