08:16 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Liverpooli 25 milionë për mbrojtësin e Atleticos

Liverpooli është lidhur me një lëvizje për mbrojtësin e Atletico Madridit, Sime Vrsaljko.

25-vjeçari kroat ka luftuar për të zënë vend në formacionin startues të Simeones këtë sezon.

Vrsaljko do të jetë në dispozicion për rreth 25 milionë euro, sipas Corrierre dello Sport, të cilët pohojnë se drejtori i Atleticos, Andrea Berta u konfirmoi atyre se Reds kanë një marrëveshje në parim.

Gjithashtu për Vrsaljko është i interesuar edhe Napoli. /IndeksOnline/