14:49 / E Premte, 09 Mars 2018

Liverpool gati t’i “rrëmbejë” Rakiticin Barcelonës

Basel, Schalke 04, Sevilla dhe Barcelona. Këto janë etapat e karrierës së Ivan Rakitic, që sipas mediave angleze, sezonin e ardhshëm mund të pranojë të luajë në Premier League.

Skuadra e intersuar për 29-vjeçarin është Liverpooli. “The Reds” janë gati t’i ofrojnë një kontratë interesante mesfushorit kroat, që pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp.

Po sipas asaj që raportojnë mediat, Rakitic me shumë mundësi, pas botërorit do të përshëndesë Katalunjën, për t’u transferuar në “Anfield Road”. SS