20:45 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Liverpool i gatshëm të ofrojë 75 milionë euro për Icardin

Liverpool mund të jetë kandidati kryesor për të nënshkruar  me yllin e Interit, Mauro Icardin.

Drejtori i Interit Beppe Marotta kohët e fundit konfirmoi se Icardi dhe Radja Nainggolan nuk janë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.

“Ne patëm mundësinë të bisedonim me vetë lojtarët, me respektë të plotë për situatat e tyre kontraktuale, por shpjeguam qëndrimin e klubit, gjë që unë mendoj se është gjëja më e rëndësishme. Të dy lojtarët e dinë mirë se nuk janë pjesë e planeve tona. Kjo nuk do të thotë se dyshojmë në talentin apo aftësitë e tyre, pasi i konsideroj si dy lojtarë të shkëlqyeshëm” tha Marotta.

Të vetmet mundësi për Icardi për momentin ishin me sa duket Juventusi dhe Napoli.

Megjithatë, sipas një raporti  Icardi tani është i etur për një lëvizje në një klub të Premier League-s, dhe deri më tani Liverpool janë të vetmit kandidatë të vërtetë./Indeksonline/.