22:09 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / C E

Liverpooli i “gjymtuar” fiton pastër ndaj Leicesterit

Liverpooli ka mposhtur Leicesterin me rezultat 3-0 në ndeshjen e javës së nëntë të Premierligës.

Kampionët në fuqi morën tri pikë të mëdha në një ndeshje ku kishin shumë mungesa, shkruan Indeksonline.

Golin e parë për Reds e shënoi Evans në portën e tij duke realizuar një autogol shumë interesant.

Rezultatin e dyfishoi Diego Jota në minutën e 41-të me një gol me kokë.

Firmino realizoi golin e tretë në minutën e 86-të për t’i dhënë tri pikë të mëdha skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Liverpooli është në vendin e dytë në Premierligë me 20 pikë aq sa ka edhe Tottenhami. /IndeksOnline/