15:22 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Liverpooli me start kampioni, i sheh të gjithë nga lart (golat)

Liverpooli ka shënuar fitoren e katërt radhazi në katër xhirot e para të Premierligës.

Reds kanë mposhtur në “King Power” Leicesterin me rezultat 1-2, shkruan indeksonline.

Nënkampionët e Evropës kaluan në epërsi në minutën e 10-të të ndeshjes me golin e Sadio Mane.

Rezultatin e dyfishoi Roberto Firmino kur po zhvillohej inuta e fundit e pjesës së parë.

Një gabim i portierit Alison Becker i dhuroi topin Maddisonit që asistoi për Ghezzal për të ngushtuar rezultatin.

Nga minuta e 71-të u paraqit edhe Xherdan Shaqiri i cili zëvendësoi Mohamed Salahun.

Me këtë fitore, Liverpooli grumbullon 12 pikë dhe merr kreun ndërsa Leicester është në vendin e shtatë me gjashtë pikë.

Në xhiron tjetër që zhvillohet pas dy javësh, Liverpooli është mysafir i Tottenham ndërsa  Leicester luan kundër Bornemouth. /IndeksOnline/