13:24 / E Premte, 15 Tetor 2021 / B O

Liverpooli me tri mungesa serioze në ndeshjen e nesërme

Liverpooli do t’i kthehet Premierligës nesër me ndeshjen e radhës ndaj watford. Kjo përballje nuk pritet të jetë e lehtë për Reds pasi Klopp ka konfirmuar tri mungesa të rëndësishme.

Trajneri gjerman ka njoftuar se nuk do të mund të llogaris në Alisson e Fabinho.

“Dy lojtarët do të humbasin ndeshjen e Liverpoolit kundër watford të shtunën, ndërsa do të fluturojnë drejt nga Brazili në Madrid për ndeshjen e së martës në UCL me Atleticon” ka thënë Klopp.

Menaxheri i Liverpooli ka njoftuar se për ndeshjen ndaj Watford nuk do të mund të llogaris as në shërbimet e Curtis Jones që është lënduar me Anglinë U21./Indeksonline/