16:57 / E Diele, 23 Janar 2022 / C E

Liverpooli merr tri pikë, ndalet Arsenali

Liverpooli ka marrë tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e Premierligës.

Reds kanë mposhtur Crystal Palacen me rezultat 1-3 në ndeshjen e javës së 23-të të kampionatin anglez.

Golat për Liverpoolin i shënuan Van Dijk në minutën e tetë, Chamberlain në minutën e 32-të dhe Fabinho në minutën e 89-të.

Golin e vetëm për  Crystal Palace e shënoi Edouard në minutën e 55-të.

Liverppoli është në vendin e dytë me 48 pikë, nëntë më pak  se Manchester City që kryeson tabelën.

Në ndeshjen tjetër, Arsenali ka barazuar me Burnley  pa gola. /IndeksOnline/