22:10 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Liverpooli merr vendim përfundimtar për Wernerin

Liverpool përfundimisht nuk do të paguaj kartonin e Timo Werner.

Edhe pse Jurgen Klopp e ka pëlqyer shumë gjermanin, nuk është i gatshëm të shpenzoj 60 milionë euro.

Kështu drejtuesit e Liverpoolit janë tërhequr nga bisedimet për yllin e Leipzig, shkruan Indeksonline.

Liverpooli ka një marrëdhënie të mirë me RB Leipzig, por ata tani e vlerësojnë kartonin 30 milionë euro.

Kriza e shkaktuar në futboll nga koronavirusi do t’i shkaktoj humbje mbi 100 milionë euro skuadrës nga Anfield. /IndeksOnline/