18:56 / E Diele, 23 Maj 2021 / C E

Liverpooli në Champions, Tottenhami e “shpëton” Chelsean

Liverpooli ka siguruar vendin e tretë në tabelën e Premierligës.

Reds kanë mposhtur Crystal Palacen me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së fundit, shkruan Indeksonline.

Të dy golat për skuadrën e Klopp i shënoi Sadio Mane në minutat e 36-të dhe të 74-të.


Chelsea ka bërë një hap të gabueshëm por që është përmirësuar nga rivali i qytetit, Tottenhami.

Blutë janë mposhtur me rezultat 2-1 nga Aston Villa derisa Tottenham e ka mposhtur Leicesterin 2-4.

Liverpool përfundon kampionatin në vendin e tretë me 49 pikë, dy më shumë se Chelsea me 67 pikë derisa Leicester mbetet në vendin e pestë me 66 pikë. /IndeksOnline/