11:42 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Liverpooli nuk do të gaboj përsëri, “blindon” Firminon

Liverpooli pasi hubi Coutinhon, këtë lëshim nuk dëshiron të bëjë me yllin tjetër të skuadrës, Roberto Firmino.

Klubi anglez dëshiron që të zgjasë kontratën brazilianit, e cila i përfundon në qershor të vitit 2020, shkruan indeksonline.

Vetë futbollisti është i etur për të qëndruar në Anfield dhe nuk e ka ndërmend për momentin të largohet.

Firmino u transferua në Liverpool në vitin 2015 për 21 milionë funta, ku në 76 paraqitje ka shënuar 30 gola. /IndeksOnline/