14:32 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Liverpooli nuk fiton asnjë cent nga Emre Can, futbollisti largohet në verë

Skuadra e Liverpoolit nuk do të fitoj asnjë cent nga shitja e Emre Can. Futbollisti gjerman do të largohet gjatë afatit veror dhe është afër marrëveshjes me Juventusin, shkruajnë mediat italiane, transmeton IndeksOnline.

Can ka kontratë me “The Reds” vetëm deri në qershor të këtij viti, prandaj kjo e fundit nuk do të fitoi asnjë cent nga shitja e tij.

Përvec Juventusit turku me pasaportë gjermane po kërkohet me ngulmë edhe nga disa klube në Bundesliga./IndeksOnline/