22:59 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / Gj. Sh

Liverpuli nuk ka mëshirë, shkatërron Rangersin

Liverpuli ka mposhtur Rangersit, në ndeshjen e raundit të katërt në grupet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Jorgen Klopp kashënuar fitore me rezultat të thellë 7-1, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabart 1-1, por që në pjesën e dytë Liverpuli arriti të shënoj edhe 6 gola të tjerë.

Rangersi arriti e para të kalonte në epërsi me golin e Scott Arfield në minutën e 17-të, gol i cili doli të jetë i nderit për skuadrën skoceze.

Roberto Firmino fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 24-të e më pastaj shënoi edhe golin e epërsisë në minutën e 55-të.

Golin e tretë për Liverpulin e shënoi Darwin Nunez në minutën e 66-të.

Më pastaj ishte momenti i Mohammed Salah i cili sh%noi hat-trick, duke shënuar në minutat 76, 80 dhe 81.

Golin e fundit në ndeshje e shënoi Harvey Elliot në minutën e 87-të.

Pas kësaj fitore Liverpuli renditet në vendin e dytë në tabel me 9 pikë, dhe i mjafton vetëm një pikë në dy ndeshjet e ardhëshme për të siguruar kulifikimin.

Në Grupin A, Napoli ka siguruar kualifikimin pasi ka 12 pikë duke shënuar fitore në katër ndeshje.

Ajaxi renditet në pozitën e tretë me 3 pikë, ndërsa rangers e fundit me 0 pikë./IndeksOnline/