16:45 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Lladrovci: Greva e minatorëve, para 30 vitesh,është faqe e ndritshme e historisë tonë të re

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se greva e minatorëve, para 30 vitesh, është faqe e ndritshme e historisë së re.

Lladrovci tha se për të greva mbetet e paharrueshme, sepse ishte e ndërlidhur edhe me fatin e tij, pasi atë ditë në ushtrinë jugosllave ishte burgosur dhe dërguar në komandën e Armatës së 5-të, në Zagreb, transmeton Indeksonline.

Tutje ai shtoi se minatorët trima, nuk iu nënshtruan okupatorit dhe se sot të gjithë janë krenar me veprën dhe sakrificën e tyre.

Postimi i plotë:

Greva e minatorëve, para 30 vitesh, është faqe e ndritshme e historisë tonë të re, aty u dhanë shenjat e fillimit të fundit të ish Federatës jugosllave.

Për mua greva mbetet e paharrueshme, sepse ishte e ndërlidhur edhe me fatin tim. Ato ditë, në Ushtrinë jugosllave, jam burgosur dhe dërguar në komandën e Armatës së 5-të, në Zagreb.

Minatorët trima, nuk iu nënshtruan okupatorit. Jemi edhe sot krenar me veprën e tyre dhe sakrificën.

Para 30 vitesh, pa dallim, kemi bërë aq sa kemi ditur dhe sa kemi mundur për lirinë e vendit tonë që kulmoi me Luftën e lavdishme të UÇK-së.

Lavdi minatorëve tanë!