22:18 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Lladrovci: Nata e zjarreve përcjell mesazhin e zjarrit të Jasharajve për liri

Nata e zjarreve, është aktiviteti përmbyllës gjatë Epopesë së UÇK-së, që fillojnë më 5 deri 7 Mars, në shenjë kujtimi për veprën heroike të Familjes Jashari dhe Komandantit legjendar Adem Jashari.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, këtë mbrëmje me përmbyllje të veçantë, e ka cilësuar si “mesazhin e zjarrit të Jasharajve për liri, e cila para 20 vitesh përfshiu zemrën e çdo patrioti, ndërsa sonte vjen si kujtesë për ne se si ndryshohet historia, se si duhet atdheu”.

Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

“Nata e zjarreve, përmbylli manifestimin gjithëpopullor të Epopesë së UÇK-së, 20 vjetorin e Marsit të Jasharajve, Marsit të fillimit të çlirimit!

Nata e zjarreve përcjell mesazhin e zjarrit të Jasharajve për liri, e cila para 20 vitesh përfshiu zemrën e çdo patrioti, ndërsa sonte vjen si kujtesë për ne se si ndryshohet historia, se si duhet atdheu.

Lavdi e përjetshme Familjes Jashari!
Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jasharit!”