12:48 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lladrovci për mungesën e Shaqirit sonte në Beograd: Liverpool u gjunjëzua para rrugaçërisë

Një përballje futbollistike do të zhvillohet sonte në mes Liverpool-it dhe Crvena Zvedës në kuadër të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 18:55.

Por në këtë ndeshje i pranishëm nuk do të jetë futbollisti me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqiri.

Ishte pikërisht trajneri Jurgen Klopp i cili bëri të ditur lajmin me pretekstin e shmangies së situatave tensionuese sonte në Beograd.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe i pari i komunë së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Lladrovci ka thënë se është lajm i keq kur sporti i nënshtrohet ekstremizmit dhe euforisë nacionaliste serbe.

Sipas tij Liverpool u gjunjëzua para rrugaçërisë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Është lajm fort i keq kur sporti i nënshtrohet ekstremizmit dhe euforisë nacionaliste serbe. Liverpool u gjunjëzua para rrugaçërisë!

Dëm për këtë nënshtrim të këtij klubi që pretendon të jetë i madh, dëm të mos luaj Xherdan Shaqiri e t’ju tregoj se çka mundet shqiptari të bëj edhe pa dron!