15:37 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lladrovci uron qytetarët  për festat e fundvitit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e ndërrimit të moteve, uron të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit për festat e fundvitit, duke ju dëshiruar që në secilën familje të mbretëroj paqja, harmonia, shëndeti dhe gëzimi familjar.

Kryetari Lladrovci, në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve të Komunës së Drenasit, ka uruar për festat e fundvitit dhe ka shtuar se viti 2018 do të jetë vit i punës dhe angazhimit maksimal për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Viti që kaluam, pa dyshim që ishte vit i sukseseve dhe arritjeve të synimeve të përbashkëta me qytetarët e Komunës tonë, por ka qenë edhe vit i sfidave. Synimi jonë i qeverisjes lokale për vitin 2018 do të jetë i përkushtuar për të mirën e qytetarëve në realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore, ndaj ftoj të gjithë qytetarët e Komunës që të bashkëpunojmë në realizimin e synimeve dhe objektivave tona për të mirën e përbashkët.

Komuna e Drenasit këtë vit do të ketë në fokus të veçantë zhvillimin ekonomik, duke fuqizuar politikat zhvillimore në biznesin privat për të krijuar vende të reja të punës, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, në rrjetin e kanalizimit, përmirësimin e rrjetit të ujit për pije dhe ujitjes së tokave bujqësore, përmirësimin e ambientit, vazhdimin e rregullimit të shtratit të Lumit “Drenica”, vazhdimin e rregullimit të terreneve sportive, përmirësimin e kushteve në objekte shkollore dhe ngritjen e cilësisë në mësimdhënie e mësimnxënie, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe projekte të tjera”.

Lladrovci edhe një herë ka uruar qytetarët e Komunës së Drenasit për vitin e ri 2018, duke potencuar se do të jetë “vit i cili do t’i përmbush pritjet e përbashkëta dhe ftoj qytetarët që këtë fundvit ta presin pa incidente.